Ekspertët e caktuar nga Gjykata Administrative për përcaktimin e dëmit që i është shkaktuar familjarëve të Artan Cukut nga ekzekutimi e ish- kryekomisarit kanë dalë në konkluzionin se ata duhet të marrin shumë prej 130 mln lekë të rinj.
Gjykata Administrative më 8 shkurt do të dëgjojë ekspertët dhe do të vendosë nëse e pranon padinë e familjarëve për t’i dëmshpërmblyer ata në shumën e sygjeruar.
Kujtojmë se familjarët kërkonin nga institucionet shtetërore t’i dëmshpërblejnë për dënimin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.