Një 31- vjeçar shqiptar Niko K. (Kreshnik Gjini) është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba nga persona ende të paidentifikuar nga policia, raporton “BalkanWeb”.Sipas mediave belge shqiptari punonte si kamerier në një kafene në Saint-Denis në Forest. Ai është qëlluar për vdekje rreth orës 00:30 së mëngjesit të së martës ndërkohë që autoritetet belge kanë shpallur në kërkim dy persona. Sipas një dëshmitari në vendngjarje shqiptari ka qenë në kërkim të mjetit të parkuar në Forest Abbey që ndodhej pak metra larg kafes ku ai punonte si kamarier, kur pranë tij janë afruar dy autorët e maskuar që pasi e kanë qëlluar me armë janë larguar me shpejtësi në drejtim të pyllit. “Viktima vdiq në vend, pas dy të shtënave që ai mori”, tha zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Wymersche, në një deklaratë, raporton “BalkanWeb”.