Ekzekutohet në rezidencën e tij private Presidenti i Haitit Jovenel Moïse. BBC konfirmon lajmin, duke raportuar se Moise është vrarë në një sulm nga persona të armatosur ende të paidentifikuar rreth orës 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).
Vdekjen e presidentit të Haitit e ka konfirmuar edhe Kryeministri i përkohshëm i vendit Claude Joseph. Edhe bashkëshortja e tij raportohet se ka mbetur e plagosur nga sulmi me armë.
Kryeministri i perkohshem Joseph tha se “janë marrë të gjitha masat për të garantuar vazhdimësinë e pushtetit”. Jovenel Moïse, 53 vjeç, u zgjodh President në Shkurt të vitit 2017. Gjatë ushtrimit të postit të tij, ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga një valë protestash shpesh të dhunshme anti-qeveritare.