Një 39-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri gjatë natës në Torino. Mediat italiane raportojne se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak pas mesnate. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri rreth orës 03:30.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Torino, dhe sipas dëshmitarëve, kanë qenë dy persona të paidentifikuar që qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar.
Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Policia italiane thotë se autorët qëlluan tre herë me armë. Hetuesit dyshojnë se shkak i ngjarjes mund të jenë konfliktet mes grupeve shqiptare.