Arrest me burg për 34 vjeçarin Lekë Vuksani i cili është autori i vrasjes së 51 vjeçarit Petrit Vuksani ngjarje e ndodhur me 2 maj 2023 në lagjen Skenderbeg në Shkodër.
Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë i 34 vjecari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati. Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34 vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurise arrest me burg me afat.
Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e prokurorit të çështjes Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “vrasje me paramendim”.