Humbja e pasdites së sotme e Vllaznisë në Laç, ka lënë pas mjaft merzi por edhe polemika. Mbi të gjitha, në rrjetet sociale kontestohet gjykimi i arbitrit të ndeshjes Eldorian Hamiti.
Në të njëjtën linjë me tifozët, duket se është edhe presidenti kuqeblu Alban Xhaferi. Ai e ka shprehur mendimin e tij në rrjete sociale duke publikuar një foto nga ndeshja të shoqëruar edhe me tekstin më poshtë:
Sot një fitore e mohuar😔
#eldorianhamititurp👎
Djemtë luajtën me zemër❤, meritojme mbështetje maksimale💪
Edhe 17 ndeshje, nuk dorezohemi🤝🤲🏆
13 pikë larg kryesuesve të Toranës, duket se pretendimet reale për titullin kampion për Vllazninë janë zbehur shumë. Megjithatë, Xhaferi përpiqet të mbajë gjallë optimizmin.
Ndërkohë, në mesjavë, me 10 shkurt, Vllaznia luan ndeshjen e dytë me Flamurtarin për Kupën e Shqipërië. Pas fitores 2- 1 në Vlorë, Vllaznia është pranë gjysmëfinales si një mundësi reale për trofe por edhe për të siguruar Kupat e Europës.