Bazuar në një studim të ri jeta në planetin Tokë mund te jetë shumë më e pazakontë se sa mendojmë ne. Një studim i botuar në “The Independent” zbulon se në planetin tonë gjendet me teprice një element kimik që na jep “superfuqi” dhe ka një rol thelbësor në formimin e ADN. Fosfori supozohet të jetë një element kimik kaq i fuqishëm sa mund të krahasohet me një supernova.
Astronomi Jane Greaves, nga Universiteti Cardiff tha: “Rruga për të mbartur fosfor në planetet e reja është gjithmonë dhe më e pasigurt”.
Jane Greaves në studimin e bëre shtoi se mjaftojnë disa minerale që mbajnë fosfor për të qenë reaktivë të mjaftueshëm për tu përfshirë në bërjen e proto biomolekulave.
Por, nëse fosfori është me burim nga supernova dhe udhëton në hapësirë nëpërmjet shkëmbinjve meteorikë, a nuk ekziston mundësia që sado pak edhe një planet tjetër të ketë fosfor?
Për të dhënë një përgjigje sa më të saktë shkencëtarët planifikojnë t’i vazhdojnë kërkimet e tyre për gjetjen e elementit të fosforit.