Federata Gjermane e Futbollit e ka rikonfirmuar edhe njëherë ne stolin e “pancerave” Joakim Lëvin. Pas eleminimit të turpshëm nga Korea e Jugut që në fazën e grupeve të gjithë mendua se ai do të largohej. Por pas përfundimit të ndeshjes ai tha “ Kam nevojë të mendohem për të analizuar gabimet e asaj që ndodhi”.
Megjithatë federata vendase mendon se ai është njeriu i duhur për këtë gjë. Lëv ka një kontratë më gjermanët deri në vitin 2022 dhe duket se kompeticioni i ardhshëm do të jetë një sprovë e madhe për të.