Kuvendi miratoi mes kaosit të shkaktuar nga deputetët e Partisë Demokratike dekretet e Presidentit Bajram Begaj për ndryshimet në qeveri. Deputetët e PD-së përplasën tavolinat dhe bllokuan foltoren.
Megjithatë veprimet e PD-së nuk e ndalën maxhorancën të miratojë dekretet për shkarkimet e ministrave dhe emërimet e ministrave të rinj.
Për shkak të tensioneve edhe votimi për Elisa Spiropalin si kryetare e Kuvendit, u bë me votim elektronik të fshehtë dhe jo me votim me kuti sic e parashikohet. Elisa Spiropali u votua me 75 vota pro dhe 4 kundër.
VOTIMI I KUVENDIT
Niko Peleshi shkarkohet nga posti i Ministrit të Mbrojtjes – 78 pro, 2 abstenim asnjë kundër
Taulant Balla shkarkohet nga posti i Ministrit të Brendshëm – 84 vota pro, 2 kundër asnjë abstenim
Petrit Malaj emërohet Ministër i Financave – 77 pro, 2 abstenim. 14 kundër – Zëvendëson Ervin Mete
Pirro Vengu– Emërohet Ministër i Mbrojtjes – 77 vota pro, 2 abstenim, 13 kundër – Zëvendëson Niko Peleshin
Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – 76 vota pro, 2 abstenim, 11 kundër – Zëvendëson Taulant Ballën
Taulant Balla – Emërohet Ministër Shteti për Parlamentin – 78 vota pro, 9 kundër, asnjë abstenim – Zëvendëson Elisa Spiropalin
Bledi Çuçi – Zgjidhet nënkryetar i kuvendit, 77 vota pro, 9 kundër, 1 abstenim – Zëvendëson Ermonela Felaj.