Për Organizatën Botërore të Shendetësisë (OBSH) është një emergjencë globale për shkak të koronavirusit. “Kina ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për ti bërë ballë emerhjencës së virusit 2019-nCoV, ka izoluar virusin, e ka identifikuar dhe të dhënat i ka ndarë me të gjithë. Duhet të falenderojmë të gjithë ata që kanë punuar pandërprerje për gjithë këtë kohë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH- së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Megjithatë, për OBSH-në nuk është e mundur të imagjinohet se sa e madhe do të jetë kjo emergjencë e për këtë, duhet të jemi të përgatitur për ta përballuar. Nga këtu, vendimi për ta shpallur emergjencë ndërkombëtare. Epidemia e koronavirusit është një emergjencë shendetësore botërore.
Pas një faze të parë të monitorimit të kujdeshshëm, OBSH-ja ka certifikuar që niveli i vëmendjes maksimale, ka kapërcyer kufijtë kinez. Në vend shifrat vazhdojnë “të vrapojnë”: Të infektuarit janë më shumë se 8100, jetët e humbura 213 duke specifikuar që 42 nga 43 viktimat e fundit janë regjistruar në provincën Hubei nga ku ka nisur infeksioni.
Ndërkohë, kryeministri italian Conte ka konfirmuar 2 të infektuarit e parë në vendin e tij, duke thënë se nuk ka vend për panik por ka njoftuar mbylljen e linjave ajrore me Kinën. Nga ana tjetër, Turqia ka njoftuar evakuamin e qytetarëve të saj nga Kina me avion, ndërsa mes tyre duket se është edhe një shqiptar. Kina ka akorduar 4 miliardë dollarë për të frenuar shpërthimin e koronavisurit në vend. /ShkodraWeb Media/