Klevis Qose është emëruar në krye të Burgjeve. Mësohet se drejtori i ri është prezantuar zyrtarisht sot nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
Ai do të zëvendësojë në këtë post Admir Abrija i cili dha dorëheqjen më 14 shkurt 2024.
Klevis Qose prej disa muajsh mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës. Me herët Klevis Qose ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ai vjen pas nje karriere te gjate ne policinë e shtetit ndërsa është dekoruar për luftën kundër terrorizmit.