Marjan Ndershtiqaj është drejtori i ri rajonal i Drejtorisë Rajonale të Sherbimeve të Transportit Rrugor, duke zëvendësuar Besmir Lesha, i emëruar si administrator i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, raporton ShkodraWeb. Ndershtiqaj ka marrë emrimin të enjten në dikaster ndërsa do të prezantohet në detyrë të mërkurën.
Marjan Ndershtiqaj edhe aktualisht është punonjes (jurist) i DRSHTRR Shkodër, ndërsa nga nesër do të ketë pozicionin e drejtorit rajonal. Ai është diplomuar bachelor në juridik, më pas edhe master i shkencave në universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Është i ditëlindjes 21 shtator 1996 dhe banon në Grudë të Re.
Në mandatin 2019- 2023 ka qenë këshilltar i PS- së në Këshillin Bashkiak të Shhkodrës, ndërsa në zgjedhjet e 14 maj 2023 ishte i 25- ti në listë, duke mbetur jashtë këtij institucioni. Marjan Ndershtiqaj është koordinator i PS- së dhe njëkohësisht kryetar i FRESSH për Njësinë Administrative Rrethina në Bashkinë Shkodër, raporton ShkodraWeb.