Ndërsa është mësuar se Ramir Hadëri, ka paraqitur dorëheqjen si drejtor Rajonal i IKMT- së Shkodër, ShkodraWeb ka mësuar edhe pasuesin e tij në këtë detyrë të rëndësishme.
Emiljan Nika do të jetë drejtori i ri rajonal i IKMT- së Shkodër. Është një emër i njohur në strukturat e Partisë Socialiste, veçanërisht në zonën e Velipojës.
Më herët, Nika ka mbajtur edhe detyra të rëndësishme publike në Drejtorinë e Rajonale të Tatimeve në Shkodër. Ai ka qenë përgjegjës i Sektorit të Verifikimit dhe Monitorimit në Terren. Tashmë Emiljan Nikës i besohet një tjetër pozicion mjaft i rëndësishëm.