Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: I madh e i vogël, burra e gra, të rinj, fëmijë e të moshuar janë bashkuar për të sjellë Ndryshimin e madh!
Çdo derë na hapet, çdo banor na mirëpret me shpresë e besim. Kërkojmë Ndryshimin, kërkojmë Fitoren për të gjithë shkodranët, për të gjithë shqiptarët!
Jo thjesht e vetëm për të larguar të keqen më të madhe të këtij vendi por për të kthyer Shkodrën tonë, Shqipërinë tonë, në normalitetin e zhvillimit.