Shkruan në Facebook Emilia Koliqi, deputete e PD-së për Shkodrën: Komisioni për Ekonominë dhe Financat, 13 qershor 2022.
Shqyrtimi ne cilesine e komisionit per dhenie mendimi i projektligjit “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”. Në projektligj u paraqitën modelet e autonomisë së spitaleve:
a) Modeli i autonomisë menaxheriale me autonomi administrative, organizative dhe rregullatore të spitaleve publike,
b) Modeli i autonomisë financiare duke transformuar spitalet publike në institucione që vetëfinancohen, financohen nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme.
➡️Çfarë ndryshon në financimin e spitaleve, duke qenë se edhe deri sot financimi kryesor bëhet nga buxheti i shtetit; dhe të ardhurat e institucionevë të sigurimeve shëndetësore.
Donatorët vendas dhe të huaj; të ardhurat e krijuara nga shërbimet me palë të treta; dhe të ardhura të tjera, janë edhe sot burime të ardhurash dytësore për spitalet.
➡️Është shtuar financimi nga pushteti vendor; Po me cilët fonde do të bëhet ky financim, kur shërbimi spitalor nuk është funksion i bashkive.
➡️Me autonominë financiare të spitaleve, si do të garantohen investimet e reja?
❗Në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka vetëm 1 skaner që nga viti 2011 dhe përveçse ky aparat është shumë i vjetër, me defekte në vazhdimësi, pacientët duhet të presin në radhë deri në 2 muaj për të kryer ekzminimin.
➡️Kur do të sillet një skaner i ri për një spital që i shërben më shumë se 200 mijë banorëve?
Sipas materialit të raportit të vlerësimit të ndikimit, aktualisht sistemi spitalor kombëtar është i
përbërë nga 5 spitale Universitarë, 24 bashkiakë, 11 rajonale dhe 2 spitale psikiatrike.
Sipas projektligjit do të ketë spitale ditore, në nivel bashkie , në nivel qarku; qendër spitalore rajonale; spitale terciare; spitale/qendra spitalore universitare.
➡️Kush realizon kategorizimim e spitaleve, cilët janë kriteret dhe sa do të përshtaten me ndarjen e sotme?,
Që nga viti 2015, numri i profesionisteve shqiptarë të shëndetit në Gjermani u katërfishua, duke arritur në 4,000 mjek dhe infermierë.
➡️Sa do të ndikojë ligji i ri në frenimin e emigracionit?
Disa nga pyetjet drejtuar Ministres së Shëndetësisë.