Kemi dëgjuar për mijëra familje që aplikojnë për bonus qiraje nga bashkitë për shkak të mungesës së parave për të blerë shtëpi. Por kjo gjë, ndodh edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Në raportin e vet 6- mujor të punës parlamentare, Instituti i Studimeve Politike, shkruan se bazuar në statusin e deputetit, rregulloren e Kuvendit dhe aktet e tjera, deputetët e ardhur nga bashki me largësi nga Tirana dhe që nuk kanë banesë në Tiranë, bëhen përfitues të bonusit financiar për strehimin.
ISP ka ngritur gjithmonë shqetësimin se ky bonus është abuziv dhe duhej verifikuar nga Kuvendi. Por ky i fundit sipas raportit, nuk ka ndërmarrë masa verifikuese.
Në listën e mëposhtme ka raste kur një deputet, që ka organizuar edhe emision të posacëm televiziv për të treguar banesën luksoze në Tiranë, zyrtarisht figuron i pastrehë dhe trajtohet me bonus strehimi.
Në listë janë përfshirë ish-zevendëskryeministrja Senida Mesi dhe Niko Peleshi. Por ka edhe deputetë që në formularin e deklarimit paraprak në KQZ kanë deklaruar se banojnë në Tiranë duke dhënë dhe adresën e saktë të shtëpisë.
Bonusi financiar nuk ka ndonjë vlerë të lartë, por më shumë sesa çështje financiare është çështje transparence, respekt ndaj ligjit dhe çështje që duhet të rishikohet.
Deputetë të pastrehë që marrin bonus qiraje nga Kuvendi:
Nard Ndoka – Janar shkurt
Izmira Ulqinaku – Janar shkurt
Nadire Mecorapaj- janar shkurt
Senida Mesi
Edlira Bode
Fadil Nasufi
Luan Harusha
Edmond Leka
Xhevit Bushaj
Niko Peleshi
Ediola Braha
Arlind Cacani
Nikolin Staka
Halil Jakimi
Selami Jenishehri
Enada Kapllani
Kostaq Papa
Artemis Malo
Dritan Bici
Vasil Sterjovski
Nimet Musaj
Ilirjan Pendavinji
Fatmir Velaj