Italiani Salvatore Tambe është dënuar me 24 vite burg pasi akuzohet se është i përfshirë në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit, Astrit Lamaj 42-vjeç.
Ngjarja e rëndë e ka zanafillën në vitin 2013, kohë kur shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas doli që ai ishte vrarë. Ndërsa eshtrat e tij u gjetën 6 vjet më vonë, në vitin 2019, të murosura në një rezidencë në Senago.
Përveç dënimit me 24 vite, i pandehuri do të duhet të shpërblejë dëmin ndaj familjarëve të viktimës, të cilëve gjyqtarët u kanë caktuar një shumë të përkohshme totale prej 260 mijë euro.
Salvatore Tambè 47 vjeç pretendon se është i pafajshëm, duke pretenduar se ai ishte në zyrën postare mëngjesin kur ndodhi vrasja.
Vrasja e shqiptarit u urdhërua nga ish e dashura e tij, Carmela Sciacchitano 64-vjeçare, banuese në Xhenova, e cila kreu krimin për t’u hakmarrë me pretendimin e shqiptari e kishte lënë.