Bëhet me dije se 7 të burgosur të regjimit të burgut të ashpër “41-bis”, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin kanë kaluar në grevë të pjeshme urie. Burime zyrtare nga ky institucion thonë se të burgosurit prej 2- 3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.
Të burgosurit kanë refuzuar ushqimin pasi janë kundër aplikimit të regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta. Kundërshtime kanë shprehur edhe për kontrollet e shpeshta që janë kryer me urdhër nga vetë institucioni. Mësohet se në grevë urie të pjeshme kanë kaluar:
Sokol Mjacaj
Albert Ilir Kupa
Aldo Hoxha
Anterio Koaloshi
Fatmir Pjetro
Erion Veziaj
Nikolin Topalli
Të burgosurve në këtë regjim të ashpër, u lind e drejta t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre.