Akademia e Shkencave ka nisur nga strukturimet, duke shkarkuar kështu drejtorët e institucioneve në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj. Kush janë drejtorët e rinj të Instituteve Albanologjike:
-Akademiku Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë
-Prof. dr. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë
-Akademiku Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë
-Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj, drejtor i Institutit të Antropologjisë
-Akad. Asoc. Stefan Çapaliku, drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve
Kujtojmë se një ditë më parë, Akademia e Shkencave miratoi ndryshimet në statut të propozuara nga kryesia, në një kapitull të tërë që ka të bëjë me integrimin e Instituteve albanologjike në Akademinë e Shkencave pas Mbylljes së Akademisë Albanologjike, pavarësisht debateve dhe argumenteve kundër nga akademikët Aurela Anastasi, Beqir Meta dhe Artan Fuga.