Një 34- vjeçar shqiptar Taulant Hoxha nga Divjaka, ka humbur jetën dhe një tjetër, Leart Hoxha, 17 vjeç (kushëriri) ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në Itali.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar është përplasur më një pemë në zonën Vecchia Aurelia në Donoratico. Mësohet se personi që ka mbetur i plagosur rëndë është vëllai i viktimës.
Sipas informacioneve të para, 34-vjeçari dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në një nga pemët në anë të rrugës.
Përplasja ka qenë e fortë, pasi të dy personat kanë dalë nga makina me të cilën udhëtonin.
Automjetet e Kryqit të Kuq të Venturinës kanë ndërhyrë dhe helikopter kanë transportuar të plagosurin në spitalin e Cisanello ( Piza).
Pavarësisht përpjekjeve të personelit shëndetësor për t’i shpëtuar jetën, 34-vjeçari nuk ka, mundur të jetojë.