Shpejtësia e lartë dhe mungesa e ndriçimit ka çuar në përplasjen fatale ndërmjet dy makinave ne vendin e quajtur Fushë-Gjoricë në aksin Bulqizë-Maqellarë në rrugën e Arbrit, ku për pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona dhe 4 të plagosur rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Bëhet me dije se përplasja ndërmjet makinës tip ‘Benz 240’ dhe mjetit tip ‘BMW’ ‘kokë më kokë’ ka qenë shumë e fortë dhe makinat janë dëmtuar pothuajse plotësisht në pjesën e përparme të tyre.
Mësohet se 3 viktimat janë me të njëjtin mbiemër, konkretisht kanë humbur jetën Kujtim Istrefi, Murat Istrefi dhe Lulzime Istrefi. Dy prej viktimave, Kujtim dhe Murat Istrefi janë vëllezër.