Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, të akuzuar si shkaktarë të aksidentit që i mori jetën një të riu 24- vjeçar. Ngjarja është verifikuar në Xhyrë të Librazhdit, teksa viktima nga Pogradeci ka qenë duke punuar në një firmë, por u raportua se pasi ra në kontakt me rrymën eklektike ka humbur jetën.
Mëngjesin e sotëm policia ka vënë në pranga tre persona, të cilës dyshohet se i kanë shkaktuar këtë aksident:
• Kostandin Capo, 41- vjeç, banues në fshatin Bahçallek Pogradec.
• Fatmir Belba, 26- vjeç, banues në Prrenjas, ( punëtor).
• Veledin Memelli, 66- vjeç, banues në Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, njofton policia.