Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë.
Mësohet se në pranga kanë rënë Mario Pali dhe Zyber Zagradi që mësohet se janë përfshirë në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy kunetërit, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Ndërkohë që nga përplasja fizike mes tyre, Zagardi ka mbetur i plagosur në këmbë. Në kërkim nga policia janë shpallur dy vëllezërit, Eduard dhe Gëzim Frroku, që dyshohet se kanë qenë autorët e vrasjes së dyfishtë.