Nis shkarkimet të drejtuesve në institucionet kryesore shtetërore. Ashtu siç ishte paralajmëruar, pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të ndërmerrte vendime për ndryshuar fillimisht drejtuesit e institucioneve kryesore në vend dhe më pas si fazë e dytë të bëhej caktimi i ministrave të qeverisë së re.
Kështu është mësuar se Ergys Verdho është larguar nga posti i drejtorit të Autoritetit Rrugor, duke marrë një tjetër post shtetëror. Ai është emëruar drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) Ky emërim vjen pas drejtori i mëparshëm, Benet Beci u zgjodh deputet i PS për qarkun e Shkodrës.
Ndërsa lëvizja tjetër është që postin e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar do ta mbajë Evis Berberi. Një rrokadë në institucionet shtetërore pasi ky i fundit më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Agjencisë për Eficencën e Energjisë.
Berberi sot siç njoftoi Autoriteti Rrugor bëri sot edhe inspektimin e parë të ecurisë e punimeve në kantierin “Porto Romano – Durrës, Loti 3”. Mësohet se këto lëvizje janë kryer një javë më parë dhe se të gjithë janë prezantuar, sipas burimeve të Gazeta Shqip, nga vetë ministrja Belinda Balluku.
Ndërsa pritet që ketë lëvizje të tjera drejtorësh në institucione të tjera kryesore, duke nisur sipas minsitrive të ndryshme. Kjo sipas burimeve të Gazeta Shqip ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te drejtuesit e institucioneve, pasi mund të shkarkohen nga momenti në moment. /Gazeta Shqip/