Është bërë i ditur emri i viktimës dhe katër personave të tjerë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri ne zonen e “Don Boskos” në Tirane.
I vrarë me armë zjarri ka mbetur Erion Çela 35 vjeç, ndërsa janë plagosur Arben Dani 46 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë, Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmben e djathtë dhe në fytyre. Ky i fundit është edhe vëllai i viktimës.
Po ashtu i plagosur ka mbeture edhe Edmond Crroj 41 vjeç. Sipas policisë, persona te paidentifikuar kane qelluar nga jashte në drejtim të tavolines ku ishin ulur pese persona.
Njoftimi i policisë
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.