Një çift bashkëshortësh janë plagosur me armë zjarri të shtunën në darkë, rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, në afërsi të banesës së tyre në Kamëz, në rrethana ende të paqarta për policinë.
Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit tha se të plagosur kanë mbetur shtetasi Preng Paluca, rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Mësohet se shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.