Zbardhet lista me 8 deputetët më të pasur në vendin tonë. Lista, kryesohet nga deputeti i PSD Tom Doshi, i cili numëron në pasurinë e tij 30 milionë euro, ndërsa pasohet nga ish-kolegu demokrat, biznesmeni Agron Shehaj. Ky i fundit diferencohet me 7 milionë euro nga vendi i parë.
Në listën e publikuar në emisionin “Opinion” mes më të pasurve në parlament është edhe ish-i zgjedhuri i LSI-së, Agron Çela, ndërkohë që më shumë vende zënë socialistët. Ndryshe nga të tjerët është vetëm Fate Velaj.
Ai ka vlerësuar vetë pasurinë e tij, përfshirë edhe koleksionin e artit, duke u deklaruar se vlen 1.4 milionë euro. Më “i varfëri” ndër të pasurit e Kuvendit është Alket Hyseni, i cili shënon jo më pak se 1 milionë euro.