(foto ilustrim) Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku daja dhe nipi kanë humbur jetën pasi kanë rënë në pus. Tragjedia ndodhi në Torovicë. Nga të dhënat paraprake mësohet se daja dhe nipi, 35 dhe 21 vjeç- Martin Gjonaj e Marjan Ndoci, kanë qenë duke gërmuar në pus, kur kanë rënë në brendësi të tij. Ka dyshime që ata janë helmuar nga gazi. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësja dhe ambulanca, ndërsa po punohej për nxjerrjen e trupave të pajetë. Nga ana tjetër banorët shprehen se zjarrfikësja u vonua 1 orë për të ardhur në vendin e ngjarjes. Pritet që të tjera detaje të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.