Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës policore për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, gjatë ditës së sotme, kanë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:
Indrit Ameri, 35 vjeç, banues në Zejmen dhe Paulin Përgjini, 32 vjeç, banues në Manati. Këta dy shtetas ishin shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, sepse më datë 25.01.2023, në Lezhë, kanë dhunuar fizikisht, për shkak të detyrës, shtetasin Elvis Hila, 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe bashkëshorten e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.