Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë pasi GJKKO firmosi urdhër arrestet me kërkesë të SPAK. Bëhet me dije se emrat e njohur të botës së krimit për të cilët ka masë arresti janë Akil Nerjaku, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhija dhe Marsel Deçka që dyshohet të kenë lidhje me atentatin ndaj Arjan Ndoj.
Ata u arrestuan ditën e djeshme pas operacionit në banesën e Ramazan Rrajës. Akil Nerjaku, i njohur si i përfshirë në bandën e Durrësit i shpëtoi një atentati me snajper më 12 shtator 2022. SPAK dje urdhëroi edhe shoqërimin e Rrajës, por gjatë kontrollit nuk u gjet në banesë.
Urdhri i SPAK për arrestet vjen pas një procedimi panel të regjistruar më herët pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë që dyshohet të jetë Nuredin Dumani, i cili ka zbardhur ngjarje të rënda kriminale në vend.
Nuk dihet për cilin bëhet fjalë, teksa tashmë Policia e Shtetit ka bërë të mundur ekzekutimin e të gjitha urdhër-arresteve në fjalë. SPAK akoma nuk ka bërë njoftim zyrtar dhe detaje për operacionin në fjalë.