Sipas News24, Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muca, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmond Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes.
Mësohet se dyshimet janë ngritur nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë. Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele ishin tre protagonistët e planit të arratisjes.
Çepele preu damarët për të tërhequr vëmendjen teksa menjëherë Çekaj dhe Pjetri nisën zbatimin e planit duke vënë në punë një çengel hekuri dhe disa çarçafë të improvizuar si litarë.
Plani i tyre dështoi dhe ata u arrestuan. Në dëshminë e disa punonjësve të burgut u tha se të dënuarit goditën dhe dhunuan policë të cilët u përpoqën ti ndalonin.
Në rrëfimet e tyre, fajin e arratisjes e mori përsipër Fatmir Pjetri. Ndërsa Lulzim Çepele ka thënë se nuk kishte dijeni për planin. Arbër Çekaj nga ana e tij theksoi se e ndoqi Pjetrin, por më pas u kthjellua dhe nuk vijoi më tej.
Një ditë më parë, tre të dënuarit u lanë në masën e sigurisë arrest me burg.