Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku Erdet Capoku ka vr.arë me sende të forta kunatën. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Capoku. Autori ka shkuar në banesën e 38-vjeçares dhe në debat e sipër e ka go.ditur atë me mjete të forta duke e lënë të vd.ekur në vend.
Mësohet se, 38-vjeçarja është vr.arë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare. Policia është vënë në kërkim autorit të ngjarjes së rëndë, Erdet Capoku.
Tiranë/Informacion Paraprak.
Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vd.ekje me mjet të fortë (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e pla.gëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.