Një 83- vjeçar nga Lezha dyshohet se është përfshirë në pastrim parash. Bashkë me të, është edhe një grua 50- vjeçare, të cilëve se bashku iu janë sekuestruar para dhe pasuri në vlerën e 5.2 milion euro. Pak kohë pas njoftimit të operacionit të rradhës “Forca e Ligjit” në Lezhë, janë bërë publik dhe emrat e dy personave.
Mësohet se pasuria, 7 apartamente në Lezhë, disa apartamenteve në Tiranë dhe llogaria bankare në total 5.2 mln € rezultojnë të jenë në pronësi të 83-vjeçarit Pjetër Voci dhe 50-vjeçares Shqipe Palaj. Ndonëse nuk dihet ende se si ka mundur ta vërë pasurinë marramendëse i moshuari dhe 50 vjeçarja, mbi ta rëndon akuza e pastrimit të parave.
Po ashtu “BalkanWeb” mëson se më datë 22.01.2019 Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë ka regjistruar procedimin penal nr. 57 viti 2019 për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale ose verprimtarisë kriminale”. Me kërkesën e prokurorit Erjon Shehaj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhe më 23.01.2019 ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare me vlerë 5.269.551 euro, 7 apartamente në Lezhë si dhe disa apartamenteve në Tiranë në pronësi të shtetasve Shqipe Palaj e dtl 28.08.1969 dhe shtetasit Pjetër Voci i dtl 01.07.1936 të dy banues në Lezhë.