Vrasja e 59-vjeçarit Martin Bardhi dhe plagosja e 3 personave të tjerë paraditen e së martës në Rrëshen, është shoqëruara me lëvizje në kupolën drejtuese të policisë.
Paulin Çupi shef i komisariatit të policisë Mirditë dhe Alfred Nomani zv.drejtor për hetimin e Krimit janë trensferuar në detyra tjera, ndërsa pozicioni i zv.drejtorit Drejtorit për Rendin dhe sigurinë Publikeka qenë bosh dhe është emëruar Altin Mena.
Në krye të Komisariatit të Mirditës është emëruar Klodian Kondi. Zëvendës Drejtor për Hetimin e Krimeve është emëruar Gentjan Berberi.
Këto lëvizje janë zyrtarizuar këtë të premte, pasi një mbledhje të zhvilluar një ditë më pare më Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, ku ishin të pranishëm dhe drejtues të lartë te Policisë se Shtetit.