Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 20 zyrtarët e policët e arrestuar pak ditë më parë, për shpërdorim detyre. 10 prej tyre janë lënë të lirë, konkretisht: Sami Xhafa, Nikollë Marku, Besnik Domi, Astrit Nuri, Julian Kacadej, Marius Shahini, Dritan Koçi, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka, për të cilët Gjykata ka dhënë masën “detyrim paraqitje” dhe “pezullim detyre”.
Ata u arrestuan tre ditë më parë, pas një aksioni blic të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Ata u akuzua se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.
20 zyrtarët e policët e arrestuar dhe masa e sigurisë:
Besnik Domi, pezullim detyre, detyrim paraqitje
Sami Xhafa pezullim detyre, detyrim paraqitje
Marius Shahini, detyrim paraqitje
Ermand Petova, arrest me burg
Gjergj Gërco, arrest me burg
Nikoll Marku, pezullim detyre, detyrim paraqitje
Agim Osmani, arrest me burg
Julian Kacadej, pezullim detyre, detyrim paraqitje
Gani Dama, arrest me burg
Haxhi Sherra, arrest me burg
Ndriçim Shika, arrest me burg
Adem Lika arrest me burg
Dritan Koçi, detyrim paraqitje
Paulin Meta, detyrim paraqitje
Alben Nika, arrest me burg
Qerim Doka, detyrim paraqitje
Gjon Zefi, detyrim paraqitje
Dëshir Dakoli, arrest me burg
Petrit Neziri, arrest me burg
Astrit Nuri, pezullim detyre, detyrim paraqitje