Identifikohen dy viktimat e fundit të aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Qafë Muzinë. Raportohet se në furgonin që ra në greminë ishte dhe një çift nga Ukraina.
Bëhet fjalë për shtetasit Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç. Ndërkohë, më herët u identifikuan edhe tre viktimat e tjera të aksidentit tragjik, përkatësisht shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Nga furgoni u nxor e gjallë shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.