Identifikohen viktimat e krimit të dyfishtë brenda familjes në Vlorë.
Raportohet se nipi 39-vjeçar Genci Koreta ka vrarë xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç.
Më pas, 39-vjeçari ka vrarë edhe veten me po të njëjtën armë gjahu, e cila është sekuestruar nga policia.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku dyshohet se xhaxha e nip kanë pasur një konflikt për motive të dobëta, duke çuar deri në vrasje.