Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga Agjencia Kombëtare e Kr.imit në Londër, si pjesë e një hetimi mbi një grup shqiptar të kr.imit të organizuar, të dyshuar për përpjekjen për të kontrabanduar njerëz në Britani të Madhe në kurrizin e kamionëve.
Sipas mediave të huaja, shqiptarët e prangosur janë Admir Canaj (38) dhe Astrit Ramoshi (37), të cilët janë paraqitur para Magjistraturës të Westminster, ku u mbajtën në paraburgim në pritje të ekstradimit në Belgjikë.
Ata akuzohen për ngritjen e një rrjeti në Mbretërinë e Bashkuar i cili përdorte një hotel në zonën e Gentit si një pikë mbajtëse për migrantët, të cilët më pas do të fshiheshin në ndarje të përshtatura posaçërisht në kamionë.
Emigrantët, kryesisht shqiptarë, paguanin deri në 15,000 euro.
Gjatë operacionit, policia gjeti 37 shtetas shqiptarë në një hotel. Hetuesit dyshojnë se ata ishin në pritje të transportit për në Mbretërinë e Bashkuar.
“Kontrabandistët e njerëzve i trajtojnë njerëzit si një mall për t’u shfrytëzuar dhe përfituar nga ata, dhe ne jemi të vendosur të trajtojmë ato rrjete që synojnë Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht se ku funksionojnë. Ky është një shembull tjetër i kësaj.”, u shpreh Steve Reynolds, kreu i operacioneve të organizuara të kr.imit të imigracionit për NCA.