Këshilli Bashkiak i Shkodrës a miratuar unanimisht Këshillin Artistiko- Kulturor. Vlen të theksohet se vendimi i propozuar nga kryebashkiaku Benet Beci, ka marrë 42 vota të të të gjithë këshilltarëve të pranishëm.
Pjesë e këtij organizmi, janë emra të njohur nga fusha e artit, kulturës por edhe sportit, si më poshtë:
1.Zyliha Miloti- aktore
2.Paskualina Gruda- aktore
3.Andi Hila- piktor
4.Roland Guli- kompozitor, pedagog
5.Arbana Bekteshi- ish- rekordmene atletike, pedagoge
6. Ridvan Karakaçi- pedagog
7.Amila Gjyrezi- Drejtore e Kulturës, Bashkia Shkodër
Temë e diskutimit ishte edhe shpërblimi i antarëve, i cili u konsiderua shumë i ulët, me vetëm 4.500 lekë në muaj dhe do të shumëzohet me 6 që është numri i mbledhjeve që zhvillon ky organizëm në një vit.