Këshilli i Lartë i Prokurorisë- KLP, ka emëruar sot drejtuesit e rinj në Prokuroritë e katër rretheve gjyqësore. Vendimi për emërimin e tyre u morë në seancën plenare të zhvilluar online, ndërsa mes emrave është edhe ai i sh-kryeprokurores, Arta Marku.
Markut, nga detyra e prokurores pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, i është caktuar të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Lista e emërimeve:
1. Kreshnik Ajazi aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
2. Rita Gjati aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
3. Arben Dyla aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje caktohet drejtues të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.
4. Violeta Shkurta aktualisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier caktohet drejtuese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
5. Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
6. Alma Bramo, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, të ushtrojë funksionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.