Një nxënëse dhe një mësuese janë përplasur nga një automjet përballë shkollës “Kolin Gjoka”, teksa po kalonin rrugën për të shkuar në shkollë. Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton korrespondeti i “Panorama”.
Të aksidentuarat janë Elidona Gega dhe B.Çupi, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në polici.