Një aksident me pasojë humbjen e jetëve njerëzore, është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër- Malësi e Madhe. Raportohet se numri i viktimave ka shkuar në dy persona ndërsa më herët policia njoftoi vetëm për një viktimë. Raportohet se ata janë identifikuar nga policia Serxho Kukaj dhe Erglis Delaj, të dy në moshtë të re.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Omaraj ku janë përplasur tre automjete. Përplasja ka qenë aq e fortë sa mjetet kanë përfunduar në arat anash rrugës, duke shembur edhe një avulli.
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 18.05.2021, reth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.
Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.