Në mesditën e djeshme (e shtunë 8 shkurt 2020) në Akrocorinthos Corinth, policia e Atikës u përlesh me tre hajdutë me origjinë shqiptare, në një makinë. Në operacion morën pjesë edhe forca ajrore.
Dy nga tre hajdutët u pla.g.osën në incident dhe të tre u arrestuan. Të arrestuarit ishin Eljon Deraj; Andrea Caushaj; Amarildo Caushaj. Ndërsa në kërkim janë shpallur Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj, raporton Top Channel.
Mediat greke bënë me dije se një çift u arrestuan sot, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre. Njëri nga të pla.g.osurit u përpoq të shpëtonte duke u hedhur mbi një shkëmb, ndërsa dy të tjerët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë, pasi ishin pla.g.osur në këmbë.
Prej ditësh policia kishte pikasur hajdutët dhe i ndiqte shqiptarët.
Nga hetimet rezulton se kjo ishte një bandë që kishte kryer një grabitje të madhe në një bankë në Kalamatë, gushtin e vitit të kaluar. Gjithashtu edhe në Parga kishin kryer një grabitje dhe në të dyja rastet kishin përdorur ar.m.ët.
Brenda makinës së autorëve të kr.i.mit, policia gjeti një pushkë kallashnikov dhe aktualisht është duke u zhvilluar një aksion i gjerë për gjetjen e një tjetër personi dhe fshehjen e ar.m.ëve të tjera.