Kategoria Superiore do të luajë tre sfida të tjera interesante të javës së 8-të. Në orën 15:00 do të luhen dy takime, Bylis-Tirana në stadiumin “Adush Muça” dhe Laçi-Vllaznia në stadiumin e qytetit të Laçit, ndërsa në orën 17:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet dueli Partizani-Kastrioti.
“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat e ndeshjeve të ditës së sotme. Në duelin Laçi-Vllaznia, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Arbër Zalla.
Arbitër i katërt pritet të jetë Daniel Vrapi. Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.
Në ndeshjen Bylis-Tirana, arbitër kryesor do të jetë Klodjan Prenga, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Elvis Gjoka. Arbitër i katërt pritet të jetë Erjon Bastari. Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR, Albert Doda.
Në takimin Partizani-Kastrioti, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, i mbështetur nga asistentët, Ilir Tartaraj dhe Orgest Grabova. Arbitër i katërt pritet të jetë Blerim Ziri. Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Emanuela Rusta.