Largimet nga parlamenti për shkak të kandidimeve për kryetar bashkie krijojnë vakanca në Parlament. Kështu, pas largimit të Benet Becit nga lista e PS-së në Shkodër, në radhë për ta marrë mandatin ishte Ilir Beqja, por siç mësohet edhe nga rendi i ditës i publikuar nga KQZ Beqja nuk e ka pranuar mandatin.
Në renditjen e KQZ-së, pas Beqjes është Frrok Gjini, i cili pritet të marrë edhe mandatin e deputetit.
E njëjta situatë është edhe me listën e Partisë Demokratike, ku pas largimit të Zef Hilës që do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës në radhë ishte Bardh Spahia që nga ana e tij po kandidon për Bashkinë e Shkodrës.
Pas refuzimit të mandatit nga ana e Spahisë, vendin në Parlament pritet ta marrë Lodovik Hasani.
Rendi i Ditës, KQZ
“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë së kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qarku Shkodër, z. Ilir Hamit Beqaj, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
“Për shpalljen e moszgjedhshmërisë së kandidatit të radhës në listën shumemërore të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim, Qarku Shkodër, z. Bardh Ali Spahia, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.