Kur kanë mbetur edhe pak orë nga skadimi i afatit për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim ka dorëzuar në komisionin Qendror të Zgjedhjeve kandidatët e saj për disa qarqe të vendit.
Ajo që bie në sy është se ish-deputetja e Partisë Demokratike, ka renditur emrin e saj të parin në Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë.
Partitë politike duhet të dorëzojnë para mesnatës listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
KQZ-ja ka përcaktuar si afatin e fundit për dorëzimin e këtyre listave pranë këtij institucioni orën 00:00.
Deri tani janë bërë publike disa emra nga të gjithë forcat politike, por listat zyrtare pritet të dorëzohet sot.