Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në Elbasan. Panorama.al ka sjellë edhe pamjet, ku shihet makina e bërë copë, ndërsa shihen banorët, të cilët transportojnë me batanije viktimën.
Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.
Policia është njoftuar se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke shkaktuar dhe bilancin e rëndë.
Mjeti ishte një ‘Benz’ me targa AA309 NU me drejtues shtetasin Besnik Samurri rreth 38 vjeç, i cili ka ndërruar jetë, ndërkohë që pasagjerët Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku janë jashtë rrezikut për jetën.
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.