Një mega aksion i Policisë së Tiranës, ka shoqëruar në komisiariat rreth 40 persona, zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Aksioni po zhvillohet edhe në Vorë dhe në Kashar. Midis të arrestuarve është edhe Bardh Plaku, ish-kreu i Komunës së Farkës, Luan Beka, ish-shefi i Urbanistikës në Vorë. Në pranga ka përfunduar edhe Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar por edhe Stela Maze, arkitekte.
Operacioni është në vazhdim e sipër dhe lidhet me pasojat e shkaktuara nga tërmeti. Zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me ndërtimet. Mes të shoqëruarve janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të njësive vendore. Informacionet janë ende paraprake.