Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur shtatë kandidatët zyrtarë për të plotësuar vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Janë tre pozicione të lira për prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë (2 vende) dhe Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm (1 vend).
Shtatë kandidatët zyrtarë janë:
Afërdita Ndoi – Prokuroria e pelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Moisi Duda – Prokuroria e apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër
“Bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.