Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, ka miratuar ditën e sotme 3 kandidatuarat për rektor të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Sipas vendimit zyrtar të marrë nga ky komision i drejtuar nga Fatjon Nurja, janë tre kandidatë për këtë post dhe konkretisht:
-Prof. Dr. Nertila Ljarja
-Prof. Dr. Rajmonda Këçira
-Prof. Dr. Tonin Gjuraj
Këçira është rektore e komanduar pas shkarkimit të rektores Suzana Golemi, ndërsa Gjuraj është një emër i njohur si rektor i Universitetit Europian të Tiranës për shumë vite dhe më herët, pjesë e “Luigj Gurakuqit” në Shkodër dhe ambasador i Shqipërisë në Izrael gjatë qeverisjes së PD- së.
Komisioni Institucional i Zgjedhjeve, ka miratuar ditën e sotme edhe kandidatët për Senatin Akademik, sipas fakulteteve, të cilët mund ti shikoni edhe më poshtë: